Muriqi: Kemi bëri lojë të mirë, jemi në rrugën e duhur
BKT
Sport

Muriqi: Kemi bëri lojë të mirë, jemi në rrugën e duhur

Spanja mposhti Kosovën 2-0.

Kombëtarja e Spanjës ka arritur të mposht Kosovën 2-0. Pas ndeshjes ka folur Vedat Muriqi në intervistë për RTK.

“Krijuam shumë mundësi, rastet e humbura nga unë dhe Rashica duhej të konkretizoheshin”.

“U munduam të luajmë me kundërsulme patëm disa mundësi, por me këto ekipe si Spanja nuk falën rastet e humbura”.

“Kishim 3-4 raste që nuk duhej të lëshoheshin, megjithatë ky është futbolli nga mungoi fati”.

“Kemi bërë një lojë të mirë ndaj një superfuqie si Spanjën, kemi treguar që kemi kualitet dhe jemi në rrugën e duhur”, përfundoi Vedat Muriqi.