Tragjedia në spitalin e Tetovës, reagon Presidenti Ilir Meta
BKT
Shqipëri

Tragjedia në spitalin e Tetovës, reagon Presidenti Ilir Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka reaguar për tragjedinë e ndodhur në spitalin e Tetovës.

Meta është shprehur se kjo është një ngjarje tepër e rendë dhe tronditëse, veçanërisht për numrin e viktimave të raportuara.  Presidenti shpreh ngushëllimet më të ndjera për jetët e humbura dhe ndan dhimbjen e madhe me familjarët e tyre.

Mesazhi i Presidentit Meta për tragjedinë në spitalin e Tetovës

Me shqetësim dhe trishtim të thellë po përcjell tragjedinë e ndodhur në spitalin e Tetovës.

Një ngjarje tepër e rëndë dhe tronditëse, veçanërisht për numrin e viktimave të raportuara!

Shpreh ngushëllimet më të ndjera për jetët e humbura dhe ndaj dhembjen e madhe me familjarët e tyre.

Ju uroj shërimin sa më parë të lënduarve!

Shpreh solidaritetin e plotë me autoritetet shtetërore të Maqedonisë së Veriut, që po bëjnë përpjekje maksimale për të shpëtuar sa më shumë jetë dhe vënë nën kontroll situatën.

Mendimet dhe lutjet e mia janë me Tetovën!/bw


MË SHUME NGA Shqipëri