Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Arta Istrefi-Jahja, hulumtuese, do të flas për ndikimin e marketingut digjital në marka.

Imri Demelezi, zv.Minister në MBPZHR dhe Basri Hyseni, konsulent për bujqësi në IFC, flasin për programin e pagesave direkte për bujqit dhe për subvencionimin e sigurimeve bujqësore.

Në lidhje të drejtpërdrejt nga Hamburgu, Shuk Orani, artist i Multimedias, flet për zhvillimin e artit dhe sukseset e artistëve tanë.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme