10:15 / 09.09.2021
Hoxhaj: E dhimbshme që vendi ku kërkojmë ndihmë të shndërrohet në tragjedi
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas zjarrit të mbrëmshëm në spitalin e Tetovës ku tha se kjo është një ngjarje tragjike.
“Në kohën kur të gjithë ne po përpiqemi për sa më pak viktima nga pandemia, është tepër e dhimbshme që vendi ku kërkojmë ndihmë e shpëtim, të shndërrohet në tragjedinë tonë”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se nga kjo zjarri që përfshiu spitalin e Tetovës mbrëmë ku po trajtoheshin pacientët me COVID-19 deri më tani kanë vdekur 14 persona.























