Njihuni me interpretuesit dhe prezantuesit për “VMA 2021”
BKT
Magazina

Njihuni me interpretuesit dhe prezantuesit për “VMA 2021”

Çmimet “MTV Video Music” është një shfaqje çmimesh e transmetuar nga kanali kabllor MTV për të nderuar më të mirët në tregun muzikor.

Prezantuar nga ylli i “Kiss Me More” Doja Cat, VMA do të mbahet në qendrën Barclays, New York dhe premton të jetë një formacion i mbushur me yje si nga interpretuesit ashtu edhe nga prezantuesit, si Olivia Rodrigo dhe Justin Bieber. Ndërsa fillimisht u njoftua se Lorde do të performonte në skenë, këngëtarja e lindur në Zelandën e Re u largua nga shfaqja më 3 Shtator “për shkak të një ndryshimi në elementët e prodhimit”, sipas llogarisë zyrtare të MTV në Twitter.

Sipas njoftimit të MTV të mërkurën, Travis Barker është planifikuar të bashkohet me Machine Gun Kelly për një shfaqje debutuese të këngës së tyre të re “papercuts”.

Prodhuar nga Bruce Gilmer dhe Jesse Ignjatovic, bashkëthemelues i Den of Thieves, VMA do të transmetohet drejtpërdrejt në Bregun Lindor më 12 Shtator në orën 20:00.

Billie Eilish, Travis Barker, 50 Cent dhe më shumë do të shfaqen në MTV Music Video Awards 2021.

Përveç MTV, shfaqja do të transmetohet në CMT, Comedy Central, Logo, MTV2, Nickelodeon, Paramount Network, Pop, TV Land, VH1 dhe The CW Network.

Më poshtë është lista e plotë e performuesve dhe prezantuesve.

Performuesit: Doja Cat, Camila Cabello, Chlöe, Foo Fighters,  Justin Bieber, Kacey Musgraves,  Lil Nas X, Machine Gun Kelly, Olivia Rodrigo,  Shawn Mendes dhe Twenty One Pilots.

Prezantuesit: AJ McLean, Ashanti, Avril Lavigne, Billie Eilish, Billy Porter, Conor McGregor,  Curtis “50 Cent” Jackson, Cyndi Lauper, Fat Joe, Hailey Bieber, Halle Bailey, Ja Rule, Lance Bass, Megan Fox, Nick Lachey, Rita Ora, Simone Biles dhe Travis Barker. 


MË SHUME NGA Magazina