18:31 / 09.09.2021
Ronaldo prezanohet në ‘Old Trafford’ me numrin legjendar të tij
Cristiano Ronaldo bëri rikthimin e tij pas 12 vitesh në Manchester United, duke nënshkruar kontratë dy-vjeçare me ‘djajtë’ me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Klubi ditë më parë konfirmoi se Ronaldo do të bartë numrin 7 në fanelë, numrin siç e ka pasur kudo ku ka luajtur deri tani.
‘Djajtë’ tani kanë bërë një prezantim fantastik të portugezit, duke u prezantuar lojtari në stadiumin Old Trafford me numrin 7 përmes një videoje me mbishkrimin “Ai është në shtëpi.”























