Rritet interesi i të rinjve për t’u vaksinuar kundër COVID-19
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, deklaroi sot se “është rritur ndërgjegjësimi i studentëve dhe pedagogëve në këto ditë të muajit të hapur të vaksinimit, për të kryer vaksinën antikovid”.
Manastirliu ndau apelin e disa studentëve drejtuar të rinjve për të kryer vaksinimin antikovid, dhe për të siguruar një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik.
“Rritet ndërgjegjësimi i studentëve dhe pedagogëve në këto ditë të muajit të hapur të vaksinimit, për t’u mbrojtur sa më parë nga virusi i rrezikshëm COVID-19 dhe për të siguruar një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag”, tha ajo.
“Çdo person duhet ta bëjë vaksinën kundër COVID-19 jo vetëm për veten e tij, por edhe për familjen e tyre”, tha një student.
Deri tani janë kryer 1 567 313 vaksinime antikovid, nga nisja e fushatës së vaksinimit./atsh























