Jenner nuk i ndal paraqitjet në publik pasi njoftoi se është shtatzënë
Pak ditë më parë, Kylie Jenner, njoftoi fansat se është në pritje të një fëmije të dytë me partnerin, Travis Scott.
Përmes një video emocionale, 24-vjeçarja tregoi momentet e para që e kuptoi se ishte shtatzënë, e deri te dhënia e lajmit nënës së saj, Kris Jenner e cila po ashtu u paraqit në video.
Ndërsa, menjëherë pas kësaj, Kylie nuk ka hezituar që të shfaqet në publik me barkun e rrumbullakosur, e këtë e ka bërë edhe natën e së enjtes, kur u paraqit në “New York Fashion Week”.
Miliarderja parakaloi në tapetin e kuq për të mbështetur prezantimin e “Revolve” në Javën e Modës që po mbahet në qytetin e New Yorkut.

“E entuziazmuar që po e mbështesë mikun tim “Revolve” në prezantimin e tyre të mrekullueshëm në New York Fashion Week”, ka shkruar Kylie në mbishkrimin e postimit që ka bërë për 266 milionë ndjekësit e saj në Instagram.
Me një stil unik, pantallona të zi, bluzë të shkurtër që zbulonte barkun e saj të fryrë, pallton të gjatë ngjyrë portokall dhe këpucë me po të njëjtën ngjyrë.

Kylie ndau disa momente edhe gjatë hyrjes në event, ku u prit nga një numër i madh i paparacëve.
Kujtojmë që Kylie tashmë është nënë e një vajze trevjeçare, Stormi nga lidhja e saj me reperi, Travis Scott.























