Ahmeti: Kur u ulën numrat merita juaja, kur u rritën përgjegjësia e IKSHPK
BKT
Lajme

Ahmeti: Kur u ulën numrat merita juaja, kur u rritën përgjegjësia e IKSHPK

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar ndal kryeministrit Albin Kurti, i cili sot e la fajtore IKSHPK-në për gjendjen e rënduar me pandeminë, në të cilën po kalon vendi.

Ahmeti ka thënë se Qeveria po i merr meritat dhe përgjegjësinë vetëm kur numrat janë të ulët, ndërsa ia hedh fajin IKSHPK-së kur përkeqësohet situata.

“Qeveria paska thënë se situata është e habitshme, sepse kanë përcjellë rekomandimet e IKSHPK-së, duke aluduar përgjegjësi tek IKSHPK-ja. Jo aq lehtë. Kur numrat janë të ulët meritat Qeveria, e kur janë të lartë përgjegjësinë IKSHP-ja, nuk bën. Pronësoni rezultatet! Mirë e keq! Vetëm ashtu shtohet besimi në institucione. E ky besim sot është i domosdoshëm”, ka shkruar Ahmeti.

Kjo deklaratë e Ahmetit ka ardhur pas asaj të Kurtit, i cili tha sot se kanë vepruar sipas rekomandimeve të IKSHPK-së për të mos marrë masa gjatë muajve të verës. 


MË SHUME NGA Lajme