PSG “fut hundët” për një nga objektivat e Real Madridit
Rudiger është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Thomas Tuchel dhe “ Blutë” po bëjnë gjithçka për të rinovuar me gjermanin, por nuk po arrijnë dot t’i ndryshojnë mendje.
Para mbërritjes së Tuchel, mbrojtësi ishte shpallur i padëshirueshëm nga klubi, fakt që e ka bërë atë të mos dëshirojë të zhgjasë qëndrimin në “Stamford Bridge”.
Gjermani ka vendosur të largohet nga Londra për të zgjedhur një destinacion të ri gjatë merkatos së verës së ardhshme dhe nëse deri më tani Madridi ishte i vetmi, PSG ka “futur hundët” në operacion.
Klubi francez e ka njekur më kujdes lojtarin për një kohë të gjatë dhe është gati t’i ndërhyjë Realit për ta bllokuar kalimin e tij te “Los Blancos”. Francezët duan të përforcojnë prapavijën dhe pa dyshim që futbollisti i Chelsea është mundësi e madhe e ofruar nga tregu.
Kontrata aktuale i skadon në 2022 dhe nga janari do të jetë i lirë të zgjedhë destinacionin e ri. Tani për tani Real Madridi dhe PSG janë më të mirët.























