Pllana: Arkivë e UÇK-së janë veprimet gjenocidale serbe në Kosovë
Veprimtari i çështjes kombëtare, prof. dr. Nysret Pllana, lidhur me çështjen e arkivit të UÇK-së, të trajtuar tani së fundi në Bruksel, në dialogun mes Kosovës e Serbisë, ka deklaruar se vrasjet, krimet dhe dhunimet e Serbisë në Kosovë janë arkivë e vetme që mund dhe duhet të dokumentohet.
Më tej ai përmend se arkiv relevant është libri I botuar pas luftës “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët prej vitit 1884-1999”.
Ai thotë se UÇK nuk ka arkiv klasik, por ka fakte e dëshmi në libra, xhirime e dokumentarë që faktojnë gjenocidin e Serbisë në Kosovë.
“Serbia po tenton të barazojë viktimën me agresorin”, shtoi prof. dr. Pllana.
Pllana, mes tjerash, kritikoi delegacionet e palës shqiptare se kanë shkuar të papërgatitur në dialog me Serbinë./RTKLive























