22:43 / 10.09.2021
Lajm i mirë për fansat e “Spice Girls”, Mel B tregon planet
Victoria Beckham mund të bashkohet me “Spice Girls” për turneun e ardhshëm.
Të paktën ka lënë të kuptohet Mel B gjatë një interviste të dhënë së fundmi.
46-vjeçarja nënkuptoi se të gjitha vajzat më në fund ishin “në të njëjtën faqe së bashku” me planet e tyre aktuale.
“Unë jam gjithmonë për një ribashkim të Spice Girls dhe ishim në bisedime vitin e kaluar, por më pas Covid-i goditi duke shtyrë planet e të gjithëve… Mendoj se jemi në të njëjtën faqe së bashku – ata do të më vrasin për këtë që thashë – shpresojmë, veçanërisht unë, që të bëjmë një turne në 2023.“, tha ajo.























