Pjanic dëshironte rikthimin tek Juventusi
BKT
Sport

Pjanic dëshironte rikthimin tek Juventusi

Miralem Pjanic ka treguar që kishte dëshirë që të rikthehet tek Juventusi gjatë afatit kalimtar të transferimeve veror, dhe e ka këshilluar Paulo Dybalan që të rinovojë kontratën e tij me gjigandin e Serie A.

Pjanic regjistroi 108 paraqitje në Serie A me Juventusin para se të largohej drejt Barcelonës në vitin 2020, tek e cila nuk e gjeti vetën nën urdhrat e trajnerit Ronald Koeman, kështu duke u larguar drejt Besiktasit në huazim, përcjell KosovaPress.

Sidoqoftë, pas rikthimit të ish-trajnerit të tij Massimiliano Allegri te Juventusi, mesfushori 31 vjeçar tregoi dashurinë e tij për “Zonjën e Vjetër” dhe e pranoi që kishte dëshirë për tu rikthyer aty.

“Me Juventusin kemi pasur kontakte dhe bisedime të zhvilluara me agjentin tim, por merkato nuk është kurrë e lehtë. Kam pasur shumë dëshirë që të rikthehem dhe do të bëja çdo gjë nën urdhrat e Allegrit”, tha Pjanic për “Tuttosport”.

“Askush nuk është më i mirë se ai në këto situata. Allegri i bënë të gjithë lojtarët të ndihen të rëndësishëm dhe askujt nuk ia mohon shansin e tij. E konsideroj si trajnerin numër një, ai është një trajner i cili flet me ty për të mirë ose për të keq”, shtoi Pjanic.

Po ashtu, mesfushori boshnjak shfrytëzoi rastin që ta këshillojë ish-shokun e tij të skuadrës Paulo Dybala që të rinovojë kontratën e tij me “Zonjën e Vjetër”.

“Dybala është një top lojtar, por si të gjithë, atij i duhet ekipi. Do ta këshilloja atë që të qëndroj tek Juventusi, aty ku të gjithë e dëshirojnë”, tha Pjanic.

Dybala, i cili ka qenë protagonistë në katër gola brenda katër ndeshjeve, do të mungojë sot në ndeshjen e Juventusit kundër Napolit.