18:22 / 11.09.2021
Kuvendi mblidhet ditën e hënë për zgjedhjen e organeve drejtuese
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet të hënën pasdite për të zhvilluar seancën e tretë plenare për këtë legjislaturë, ku do të zgjedhë organet drejtuese të Kuvendit.
Në njoftimin për shtyp bëhet e ditur se në rendin e ditës të seancës është zgjedhja e organeve drejtuese të Kuvendit dhe miratimi i procesverbalit të seancave plenare të datës 10.09.2021.
Gjithashtu gjatë seancës do të diskutohet projektvendimi “Për zgjedhjen e Byrosë dhe përbërjen e Sekretariateve të Kuvendit”; “Për caktimin e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit”; “Për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit”; Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit./atsh























