09:35 / 13.09.2021
Thirrje raciste ndaj Bakayokos nga ultrasit e Lazios, Milani ankohet
Debutimi i Bakayokos pas rikthimit te Milani ishte për t`u harruar. Performaca e tij nuk zgjati me shumë se një e katërta e një ore për shkak të një dëmtimi të pësuar.
Fatkeqësisht edhe pse pak minuta në fushë, ishin mjaftueshëm që ultrasit e Lazios të mbuloheshin me turp, duke drejtuar thirrje vulgare e raciste ndaj mesfushorit të Rossonerëve.
Fakt ky, që nuk kaloi pa u vënë re nga pjesa e tjetër e stadiumit dhe as nga klubi i Milanit i cili vendosi ta denonconte menjëherë incidentin.
“Lidhur me koret raciste në adresën e futbollistit tonëë Bakayoko, që vjen nga sektori mysafir, dhe i paralajmëruar nga disa gazetarë dhe spektatorë, AC Milan pas kontrollove të duhura po shqyrton paraqitjen e një ankese në FIGC,” mbyllet njoftimi.























