Show i Kelly Clarkson merr fashën orare të Ellen DeGeneres
Këngëtarja Kelly Clarkson e cila do të zërë fashën orare të Ellen DeGeneres në NBC Universal është shprehur se ajo nuk po merr përsipër të krahasohet me të. Entertainment Tonight shkruan se gjatë një interviste, 39-vjeçarja u shpreh se programi The Ellen DeGeneres Show është ikonik dhe se nuk mund t’ia zë dikush vendin.
“Askush nuk mund të marrë përsipër Ellen. Është një shfaqje ikonike. Unë kurrë nuk do të jem Whitney Houston. Unë kurrë nuk do të jem Cyndi Lauper, Reba ose Trisha ose Mariah. Do të jem unë. Mendoj se është mirë. Ka vend për të gjithë në tryezë”, tha ajo.
Por sipas raporteve, The Kelly Clarkson Show tërheq një auditor mesatar ditor prej rreth 1.3 milion shikuesish, duke mposhtur shpesh The Ellen DeGeneres Show dhe konkurrentët e tjerë. Më herët u njoftua se në Maj shfaqjes së Clarkson do t’i jepet afati kohor i mbajtur tani nga The Ellen DeGeneres Show, i cili do të përfundojë pranverën e ardhshme.























