13:32 / 13.09.2021
Medvedev fiton titullin në US Open
Tenisti rus, Daniil Medvedev ka arritur ta mposhtë numrin një në botë Novak Djokovic në US Open, me rezultat 3-0 (6-4, 6-4, 6-4) dhe kësisoj mori një Grand Slam për herë të parë në karrierë.
Rusi bëri një ndeshje perfektë dhe e nervozoi dukshëm Djokovic. Novak madje i shfaqi nervat, duke goditur me raketë tokën.
Djokovic donte shumë që të kalonte dyshen Federer-Nadal, që kanë fituar nga 20 Slame në karrierë, si dhe të bëhej i treti tenist që i fiton brenda një viti të katërt turnetë e mëdhenj, pasi kishte triumfuar më parë në Wimbeldon, Australian Open dhe Ronand Garros.























