16:44 / 13.09.2021
Gjyqtari i njohur kosovar delegohet nga UEFA për ndeshjen Brugge-PSG
Gjyqtari i njohur kosovar, Bekim Zogaj delegohet në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.
Bëhet fjalë për ndeshjen në mes të Club Brugge dhe Paris Saint Germain, ku Zogaj do të jetë gjyqtar anësor.
Takimi do të zhvillohet të mërkurën nga ora 21:00 në Belgjikë, në kuadër të grupit A.
Gjyqtari kosovar tash e sa kohë delegohet në ndeshje të rëndësishme evropiane.
Gjyqtarët në këtë ndeshje do të jenë:
Gjyqtar kryesor: Sandro Schärer
Gjyqtar anësor: Stephane De Almeida, Bekim Zogaj
VAR: Massimiliano Irrati
Asistent VAR: Stuart Attwell
Gjyqtar i katërt: Fedayi San























