16:47 / 13.09.2021
Presidenti i La Liga-së: Reali ka para për blerjen e Mbappe dhe Haaland
Presidenti i La Liga-së, Javier Tebas ka hedhur ‘bombën’ për situatën financiare të Real Madridit.
Tebas thotë se “Los Blancos” kanë para të mjaftueshme për blerjen e dyshes sulmuese Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.
Tebas për Partidazocope, tha se klubi madrilen ka para të mjaftueshme për të nënshkruar me të dy në verën e ardhshme.
“Real Madrid ka para të mjaftueshme për të transferuar të dy, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland verën tjetër”.
Ndërkohë, Mbappe verën tjetër do jetë agjent i lirë nëse nuk rinovon me PSG dhe Reali thuhet se ka marrëveshje personale ku do e paguajnë plotë 30 milionë euro për sezon, raporton lajmi.
Kurse, Haaland ka klauzolë të lirimit vitin tjetër me vlerë 75 milionë euro.























