Peja prezanton Jyles Smith dhe konfirmon largimin e Lis Soshit
Peja ka kompletuar transferimin e Jyles Smith dhe konfirmuar largimin e Lis Soshit.
Amerikani së fundmi ka luajtur në Rumani, derisa ka eksperiencë edhe në Danimarkë, Suedi, Portugali dhe Bullgari.
Pos kësaj, Peja ka njoftuar edhe me largimin e Lis Soshit, që karrierën do ta vazhdojë në Izrael.
Postimi i plotë i Pejës pa ndërhyrje:
“Jyles Smith eshte perforcimi i rradhes
Amerikani Smith ka luajtur ne eliten e basketbollit ne Danimarke, Suedi, Portugali, Bullgari dhe se fundmi ne Rumani.
Jyles Smith nuk do te jete perforcimi i fundit ne poziten nen kosh sepse sot lojtari jone Lis Shoshi na ka lajmeruar qe sezonen do ta vazhdoj ne Izrael duke shfrytezuar mundesine e kontrates se hapur per kalim ne ekipet jasht Kosoves dhe ne si Klubi deshirojme gjithe te mirat dhe shume suksese”, shkroi klubi.























