19:09 / 13.09.2021
Lukaku ia rekomandon Chelseat dyshen e Interit
Chelsea është duke i shqyrtuar opsionet për transferimin e dyshes së Interit, Milan Skriniar dhe Alessandro Bastoni, njofton Mediaset.
Blutë duan ta përforcojnë fazën defensive dhe tashmë janë duke i bërë planet për afatet e ardhshme kalimtare.
Klubi anglez nuk arriti të siguronte nënshkrimin e Jules Kounde nga Sevilla këtë verë, prandaj e ka kthyer vëmendjen kah lojtarët e kampionit italian.
Në afatin kalimtar veror, Chelsea e transferoi qendërsulmuesin Romelu Lukaku nga Interi.
Ndërsa thuhet se pikërisht sulmuesi belg e ka rekomanduar dyshen Skriniar dhe Bastoni te klubi nga Stamford Bridge.























