21:29 / 13.09.2021
Besart Berisha pajtohet t’i bashkohet Prishtinës
Sulmuesi më i mirë në histori të ligës së Australisë, Besart Berisha ka pranuar që t`i bashkohet klubit më të madh në vend FC Prishtina.
Sipas burimeve të ATV-së, Berisha shumë shpejt do të prezantohet nga Kampioni i Kosovës.
Ardhja e Berishës do jetë transferimi më i madh që ka bërë ndonjëherë një klub i Kosovës.
Kujtojmë që Berisha, ka karrierë të pasur, pasi ka luajtur në Gjermani, Angli, Danimarkë, Norvegji, Australi etj.
Po ashtu është shqiptari i parë i cili ka realizuar gol në Ligën e Kampionëve. 36 vjeçari ka qenë edhe futbollist i kombëtares shqiptare e po ashtu edhe i Kosovës.























