22:35 / 13.09.2021
Mbërrijnë edhe 31.590 doza Pfizer në Shqipëri
Në Shqipëri kanë mbërritur edhe 31.590 doza të tjera të vaksinës Pfizer.
Lajmi e ka bërë të ditur për opinionin publik, kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
Në postimin e tij Rama ka njoftuar se në Shqipëri numri total i vaksinave ka arritur në mbi dy milionë vaksina anti-COVID.
"Me 31,590 doza vaksine Pfizer që mbërritën pak më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, arrijmë në total në mbi 2 milion vaksina anticovid të ardhura deri tani në vendin tonë"
Tutje Rama përmes këtij postimi u ka bërë thirrje qytetarëve të Shqipërisë për t'u vaksinuar ngase vaksinat shpëtojnë jetë.























