06:46 / 14.09.2021
Sot konferenca për rastin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se sot do të mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasnqi dhe Rexhep Selimi do të paraqiten në seancën e radhës në gjykatë nga ora 14:30.
Që të katërt akuzohen nga Gjykata Speciale për krime lufte.























