09:17 / 14.09.2021
Nuk lejohen pa test në Mal të Zi, përplasje mes qytetarëve dhe policisë
Dhjetëra qytetarë nga Shqipëria nuk janë lejuar të futen në Mal të Zi, mëngjesin e sotëm.
Siç raporton për abcnews.al, gazetari Simon Shkreli, qytetarët nuk kanë qenë të pajisur me test për Covid, sipas rregullave të autoriteteve malazeze.
Ata janë bllokuar nga efektivët në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit dhe nuk lejohen të kalojnë në anën tjetër, ndërsa ka pasur edhe përplasje mes tyre.























