14:46 / 14.09.2021
Rama: Askush nuk e ka kuptuar më mirë Ballkanin se kancelarja Merkel
Kryeministri Edi Rama tha askush nuk ka bërë për rajonin e Ballkanit pas luftë më shumë së kancelarja gjermane dhe askush nuk e ka kuptuar këtë rajon me mirë se kancelarja gjermane,
Në konferencën e përbashkët për shtyp me kancelaren gjermane Angela Merkel nga ambientet e ‘Tirana Business Park’ kreu i qeverisë u shpreh se Procesi i Berlinit është një iniciativë largpamëse, njofton euronews.albania.
“Arritja më e madhe e Procesit të Berlinit është vendosja e një fryme bashkëpunimi, bashkëveprimi dhe e sensit të të ardhmes së përbashkët”, tha Rama.























