Krasniqi për Rexhep Bojën: Do ta kujtojmë përherë për kontributin e tij
BKT
Lajme

Krasniqi për Rexhep Bojën: Do ta kujtojmë përherë për kontributin e tij

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me rastin e vdekjes së Rexhep Bojës ka cekur se Kosova sot humbi një intelektual e patriot, i cili për shumë vjet punoi për lirinë e vendit, promovoi dijen, mirësinë e besimin për popullin tonë.

“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e Rexhep Bojës, si dhe për Bashkësinë Islame të Kosovës”, ka shkruar Krasniqi. 

Postimi i Memli Krasniqit:

Kosova sot humbi një intelektual e patriot, ish-myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Rexhep Bojën, i cili për shumë vjet punoi për lirinë e vendit, promovoi dijen, mirësinë e besimin për popullin tonë. Rexhep Bojën do ta kujtojmë përherë edhe për kontributin e pakursyer në shtetndërtim duke qenë ambasador i Republikës së Kosovës në Arabinë Saudite, nga ku afirmoi shtetin tonë në botën arabe, ku krijoi ura të reja komunikimi e mundësi bashkëpunimi. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e Rexhep Bojës, si dhe për Bashkësinë Islame të Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme