17:26 / 14.09.2021
City “zhduk” Mendy nga gjithçka që e lidhte me klubin anglez
Janë disa gjëra që nuk mund të tolerohen dhe te Man. City nuk e kapërdijnë dot që një lojtar i tyre të gjykohet për 4 përdhunime dhe dhunë seksuale.
Kështu, Benjamin Mendy është në pritje të gjykimit të tij, që do të jetë në janar dhe për mbrojtësin francez gjërat janë shumë serioze dhe të ndërlikuara dhe rrezikon me të vërtetë burgun e nga ana tjetër për Man. Cityn nuk mjafton vetëm pezullimi i lojtarit.
Siç bëhet e ditur, klubi anglez ka fshirë dhe zhdukur nga sajti zyrtar online çdo gjë që lidhet me futbollistin dhe tifozët nuk mund të blejnë asgjë online për mbrojtësin francez.























