Bayerni leksion Barçës, fitojnë edhe Juve dhe Chelsea
BKT
Sport

Bayerni leksion Barçës, fitojnë edhe Juve dhe Chelsea

Bayern Munich i ka dhënë leksion Barcelonës, midis ‘Camp Nout’, duke e mposhtur bindshëm prej 0-3, në kuadër të xhiros së parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

‘Bavarezët’ u treguan skuadër e fuqishme në duel me katalonasit, duke dominuar gjatë terë lojës, dhe duke shënuar tre gola. Thoma Muller (33’) dhe Robert Lewandowski (56’, 85’).

Me fitoren fazën e grupeve e kanë nisur edhe Juventus që me pak forcë mundi Malmon, (0-3), dhe Chelsea e cila në shtëpinë e saj mundi Zenitin, me rezultat 1-0.

Ndërkaq, dy ndeshjet tjera të natës së sotme Villareal-Atalanta dhe Dinamo-Benfica mbyllen baras 2-2 përkatësisht 0-0.