Shqipëria renditet e 72-ta mes 110 vendeve të botës për pastrim parash

Shqipëria renditet e 72-ta mes 110 vendeve të botës për pastrim parash

Indeksi i Bazelit është një renditje e pavarur dhe mjet vlerësimi mbi rrezikun e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit.

Shqipëria renditet e 72 mes 110 vendeve të botës me një nivel pikesh prej 5.72% dhe ka shënuar një rënie prej 28 vendesh krahasuar me një vit më parë.

 

Për Shqipërinë nënvizohet se pikëzimi më negativ është regjistruar tek transparenca financiare, me pas vijnë korrupsioni dhe ryshfeti.

Indeksi i Bazelit sjell në vëmendje se Shqipëria bën pjesë në vendet që janë në listën gri të “Task Forcës për Veprim Financiar”, transmeton euronews.albania.

Në shkurt të vitit 2020, Shqipëria u fut sërish në listën gri të pastrimit të parave, nga e cila kishte dalë në vitin 2015.