Justin Bieber dhuron performancë të papritur në Met Gala

Justin Bieber dhuron performancë të papritur në Met Gala

Justin Bieber ka dhuruar një performancë befasues në skenën e Met Gala në Muzeun Metropolitan të Artit në New York.

Ylli kanadez, u pa i veshur i tëri në Denimtë kombinuar me një bluzë të bardhë, ndërsa u mbuloi fytyrën me maskë derisa këndoi hitin e tij më të madh “Baby”, shkruan DailyMail.

27-vjeçari para performancës parakaloi në tapetin e kuq së bashku me bashkëshorten e tij, Hailey, 24 vjeçare.

Çifti që pak kohë më parë festuan trevjetorin e martesës, kanë marr pjesë edhe më parë në Met Gala, por kjo ishte hera parë që ata u panë së bashku në eventin më të madh të modës.

Në maj të vitit 2018, Hailey u paraqit në event me këngëtarin, Shawn Mendes, me të cilin ishte në lidhje atë kohë.

Justin dhe Hailey u takuan për herë të parë në vitin 2009, kur babai i modeles, Stephen Baldwin i njoftoi ata, çifti fillimisht u bën miq, për tu lidhur për herë të parë në vitin 2016, lidhje kjo që nuk zgjati shumë.

Dyshja përfundimisht u martuan në një ceremoni New York, në shtator të vitit 2019. 


MË SHUME NGA Magazina