Biserko: Diçka po ndodh. Ka shumë lëvizje pas perdeve

Biserko: Diçka po ndodh. Ka shumë lëvizje pas perdeve

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko, thotë se Serbia po reflekton ambiciet imperiale disa dekadëshe për t`u bërë lidere rajonale.

Në një intervistë ekskluzive për "Ora e Betit" në RTV Ora, me gazetaren Beti Njuma, Biserko flet per Ballkanin e Hapur.

"Ora e Betit": Çfarë mendoni për Ballkanin e hapur?

Sonja Biserko: "Është një nismë e ndërmarrë nga Vuçiç e Rama por  mendoj se nuk po kuptohet qartë që iniciativa e rëndësishme për BE-në e Gjermaninë është procesi i Berlinit.

Ballkani i hapur apo “Minishengeni” është në nivelin e konceptit, nuk ka gjë konkrete rreth tij, dhe kjo sepse nuk përshtatet me kriteret e ligjet e BE-së. Kjo është arsyeja përse BE e Gjermania nuk janë të dhëna pas këtij projekti.

Nuk mendoj se do të mbijetojë si inciativë pasi një iniciativë e vërtetë rajonale duhet të ketë perspektivën e anëtarësimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor e nuk e shohim këtë. Ballkani i hapur është një lëvizje nul, kundrejt BE dhe që duket se po i bën kundërshti integrimit europian."

"Ora e Betit": A po bëhet Serbia një lider një lloj lideri në rajon dhe një lloj fëmije i llastuar nga Europa?

Sonja Biserko: Është ambicie e Serbisë për tu bërë lidere rajonal, e të gjitha iniciativat përfshi Ballkanin e Hapur, veprimet e ndërmarra  në Mal të Zi e Bosnje mund të shihen në kontekstin që Serbia mëton lidershipin. Kjo reflekton ambiciet imperiale disa dekadëshe të Serbisë por cënon integrimin e Ballkanit Perëndimor sepse asnjë nga këto shtete nuk mund të bëhen lider sepse shtetet e tjera më të vogla e deri tani të brishtë e të pakonsoliduar dhe me problem me kufijtë nuk do ta njohin Serbinë si lidere se nuk i besojnë qëllimeve të saj.

"Ora e Betit": Zonja Biserko Kryeministri Kurti tha gjithashtu se “Ballkani i hapur”tingëllon më shumë si "Ballkani i hapur për ndikimin nga Lindja, veçanërisht nga Rusia dhe Kina". Edhe ju folët për këtë ndikim.

Sonja Biserko: "Rusia sigurisht që po mundohet që të fitojë pike në arenën ndërkombëtare, dhe Ballkani Perëndimor është zona perfekte për të ushtruar ndikimin e saj në rajon, dhe për të konfrontohet me kohezionin e BE-së, NATO-s dhe Amerikës. Në rastin e Malit të Zi testuan përshembull përkrahjen e NATO-s përvendet e vogla anëtare. Ka shumë gjëra në lojë në këto momente, dhe shumë lëvizje pas perdeve, qartësisht diçka po ndodh dhe vizita e Merkelit është tregues i kësaj."


MË SHUME NGA Intervista