Zgjidhja e të drejtave të pronësisë do hedhë themelet për zhvillim të madh

Zgjidhja e të drejtave të pronësisë do hedhë themelet për zhvillim të madh

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas ndihmës prej 5.7 mln euro të BE për regjistrimin digjital të pronave në Shqipëri.

Me anë të një postimi në Twitter, Kim mbështet nismën e BE, duke theksuar se zgjidhja e drejtave të pronësisë do të hedhë themelet për një zhvillim më të madh, investime dhe barazi mundësish.

“Pajtohem plotësisht. Zgjidhja e të drejtave të pronësisë do të hedhë themelet për një zhvillim më të madh, investime dhe barazi mundësish. Është e domosdoshme”, shkruan Yuri Kim.