Manastirliu: Në Shqipëri pritet të mbërrijnë 200 mijë vaksina kundër gripit
BKT
Shqipëri

Manastirliu: Në Shqipëri pritet të mbërrijnë 200 mijë vaksina kundër gripit

Në muajt tetor dhe nëntor në vendin tonë pritet të vijnë 200 mijë doza të vaksinës së gripit të mundësuara nga UNICEF.

Këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila ndodhej në selinë qëndrore të UNICEF në Kopenhagen të Danimarkës.

 “Shqipëria prej vitesh ka një kontratë me UNICEF përsa i përket blerjes së vaksinave për gripin tek fëmijët. Falë strategjisë së qeverisë shqiptare për parandalimin e sëmundjeve infective dhe shëndetin e popullatës, ne kemi përfshirë në kalendarin e vaksinave të gripit dhe të vaksinave anticovid. Janë më shumë se 200 mijë vaksina kundër gripit që pritet të vijnë brenda tetorit dhe muajit nëntor. Nga ana tjetër do vijojmë bashkëpunimin me instrumentin e COVAX me ardhjen e vaksinave kundër koronavirusit që kemi kontraktuar” – tha Manastirliu.

Së fundmi Manastirliu tha se Shqipëria po vijon furnizimin me vaksina anticovid, edhe përmes instrumentit COVAX, nga ku pritet të vijnë së shpejti 144 mijë doza në Shqipëri./panorama


MË SHUME NGA Shqipëri