Prishtina zyrtarizon Besart Berishën
BKT
Sport

Prishtina zyrtarizon Besart Berishën

Skuadra kampione në fuqi, Prishtina ka zyrtarizuar marrëveshjen me ish-futbollistin e Kombëtares së Kosovës dhe sulmuesin e shumë skuadrave në Evropë e Australi, Besart Berisha.

Klubi bardhekaltër i ka dëshiruar mirëseardhje Berishës në faqen zyrtare në Facebook dhe kësisoj e ka fituar garën me Ballkanin, që po ashtu ishte i interesuar për transferimin e këtij futbollisti.

Postimi i FC Prishtina:

Ëmbëlsira sa i përket afatit kalimtar është lënë për fund, Besart Berisha zbarkon te FC Prishtina.

Sulmuesi me përvojë të madhe, Besart Berisha, është përforcimi më i ri i skuadrës sonë.

Pas një karriere mbresëlënëse në Gjermani, Norvegji, Danimarkë, Angli, Australi e Japoni, me Kombëtaren e Shqipërisë dhe Kosovën, futbollisti me prejardhje nga qyteti i Prishtinës ka vendosur t’i bashkohet skuadrës “bardhekaltër” për ta shkrirë gjithë potencialin dhe përvojën e fituar në futbollin botëror për ekipin tonë.

Mirë se vjen Besart Berisha!