Neymar mbahet me “hatër” nga Facebook, trajtohet ndryshe nga përdoruesit

Neymar mbahet me “hatër” nga Facebook, trajtohet ndryshe nga përdoruesit

Jo të gjitë përdoruesit trajtohen njëlloj në Facebook. Me sa duket personazhet më të famshëm kanë rregulla të tjera.

Sipas një sondazhi të Wall Street Journal, VIP-at në Facebook përfshihen në një listë të bardhë që ka rregulla të ndryshme moderimi për të gjithë përdoruesit e tjerë të këtij rrjeti social.

Sipas gazetës, gjatë viti 2020 softweri që menaxhon postimet e VIP-ave ka lejuar 16 miliardë shikime të përmbajtjeve që më vonë i ka fshirë.

Nga këto bien në sy raste siç është ai i lojtarit brazilian të PSG-së, Neymar, i cili publikoi foto nudo të një gruaje që e kishte akuzuar për ngacmim seksual. Kjo përmbajtje normalisht duhej bllokuar menjëherë, por nuk ndodhi kështu. Fotoja është parë gati 60 milion herë para se të fshihej.