14:44 / 15.09.2021
Nga 20-28 shtator do të dëshmojnë dy dëshmitarët e parë në rastin e Mustafë
Gjyqtarja e Dhomave të Specializuara në rastin e Salih Mustafës, Mappi Feld Foglia, ka treguar se në seancat e radhës në këtë proces do të dëgjohen dëshmitë e dy dëshmitarëve të parë.
“Nga 20 deri më 28 shtator do të paraqiten dy dëshmitarët e parë. Me këtë rast do të doja të njoftoja palët se pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve, paneli mund t’ia bëjë disa pyetje Mustafës”, është shprehur Foglia.
“Mustafa natyrisht që do ta ketë të drejtën që të qëndrojë i heshtur”.























