Mbyllen pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës, ja rezultatet
BKT
Sport

Mbyllen pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës, ja rezultatet

Pjesa e parë e ndeshjes derbi mes Dritës dhe Ballkanit ka përfunduar me rezultat 0-0.

Loja ishte e baraspeshuar dhe rastet për shënim ishin të vogla, por në përfundim të kësaj pjese u regjistruan dy raste.

Fillimisht sulmuesi Simonovski pati rast të mirë, por portieri Frashëri intervenoi për mrekulli duke mos lejuar që topi të përfundoi në rrjetën e portës s ëtij. Në anën tjetër Mevlan Zeka provoi nga largësia, por topi përfundoi afër shtyllës pingule.

Edhe në ndeshjen tjetër mes Llapit dhe Malishevës nuk pati gola në pjesën e parë.

Ndërkohe, Feronikeli është duke fituar ndaj Dukagjinit me rezultat 1-0. Shënues i vetëm në ketë ndeshje ishte Qorri.

SUPERLIGA – Java 4

Drita – Ballkani              0-0

Llapi – Malisheva           0-0

Feronikeli – Dukagjini    1-0