Kurti zhvillon takim lamtumirës me Kosnett, e falënderon për bashkëpunimin
Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim lamtumirës me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Philip Kosnett.
Kurti e falënderoi ambasadorin Kosnett për bashkëpunimin përgjatë gjithë mandatit të tij në Kosovë.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikën janë aleati dhe partneri ynë i pazëvendësueshëm. Me të përkrah dhe me vullnetin politik të Qeverisë, Kosova do të bëhet gjithmonë e më shumë partner i qëndrueshëm i SHBA-së dhe shtet i së drejtës dhe zhvillimit”, u shpreh kryeministri.
Kurti tha se Qeveria që ai drejton do të vazhdojë traditën e bashkëpunimit të ngushtë dhe të veçantë me SHBA dhe përfaqësuesit e saj në Kosovë në përmbushjen e synimeve dhe interesave të përbashkëta.
Ndryshe, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka nominuar për ambasador të ri në Kosovë Jeffrey M. Hovenier.
Hovenier, i cili pritet të zëvendësojë ambasadorin aktual Kosnet, është një diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan që ka qenë pjesë e stafit të të Dërguarit të Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës.























