Liverpool mposht Milanin në sfidën e çmendur, fitojnë edhe Real e City
Kanë përfunduar gjashtë ndeshjet e sotme në kuadër të rrethit të parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Liverpool e ka mposhtur Milanin, me rezultat 3-2, në sfidën e çmendur në ‘Anfield’.
Dueli mes ‘The Reds’ dhe ‘Rossonerëve’ prodhoj një sfidë jashtëzakonisht të fortë, me pesë gola të realizuara dhe shumë raste të krijuara nga ana e të dy skuadrave, sidomos nga ana e Liverpoolit.
Vendasit ishin në avantazh që nga minuta e nëntë me golin e Arnold, por Ante Rebic barazoi shifrat në minutën e 43-tëm ndërsa Brahim Diaz realizoi për 2-1., rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesëlojën e dytë, ishte skuadra angleze që përmbysi avantazhin e skuadrës italiane më një gol Salah (49’) dhe Henderson (69’).
Sfida tjetër interesante mes Interi dhe Real Madridi është mbyllur me fitoren e madrilenëve prej 0-1. Rodrygo (89’), shënoi golin e fitores për ‘Los Blancos’.
kanë ndarë pikët duke luajtur pa gola.
Rezultatet tjera janë këto:
Sporting-Ajax 1-5
Manchester City -Leipzig 3-3
Club Burgge-PSG 1-1
Atletico Madrid-Porto 0-0























