Rama: Dora jonë e shtrirë drejt PD, gati të dialogojmë për çdo gjë
Sharr Travel

Rama: Dora jonë e shtrirë drejt PD, gati të dialogojmë për çdo gjë

Gjatë fjalës së tij për prezantimin e kabinetit qeveritar dhe programit politik qeverisës për 4 vitet e ardhshme, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përsëriti ftesën e tij për bashkëpunim me PD-në.

Ai u shpreh se mazhoranca e tij është e gatshme të dialogojë për çdo gjë me opozitën. Por kjo sipas tij duhet bërë me komunikim dhe jo me urdhra e kërcënime.

“Dora jonë është e shtrirë drejt PD. Kjo nuk është fjalë për të kaluar radhën, por vijë mendimi. Nuk duam asnjë lëshim nga ju, por jemi gati të dialogojmë me ju për çdo lëshim që doni. Nuk synojmë të arrijmë asnjë kompromis që ju nuk dëshironi. Jemi të hapur të dialogojmë drejtpërdrejtë me ju, por një gjë mbajeni parasysh, me urdhëra, me kërcënime, me ultimatime, me ne nuk do arrini, asgjë. Me komunikkim të drejtpërdrejtë duke dëgjuar njëri tjetrin mund të merremi vesh për gjithçka”, tha Rama.

Rama tha se nuk pret ndërmjetësues të huaj për probleme që krijohen brenda në vend, raporton tvklan.