Rama: Krizat politike t`i zgjidhim vetë
Sharr Travel

Rama: Krizat politike t`i zgjidhim vetë

Kryeministri Edi Rama, teksa shpjegoi në Kuvend programin qeverisës në mandatin e tretë, u ndal edhe tek krizat e shpeshta politike në vend.

Kreu i qeverisë I bëri thirrje të gjitha palëve që t’i zgjidhin të gjitha çështjet me komunikim të drejtpërdrejtë dhe jo duke I lënë vend ndërmjetësimit të partnereve të huaj.

Sipas tij krizat duhen zgjidhur vetëm shqip, jo duke folur anglisht.

“Asnjëherë dhe për asnjë arsye unë dhe kjo shumicë nuk do të pranojmë asnjë lloj ndërmjetësuesi të huaj për të zgjidhur problemet, ngërçet, krizat e brendshme politike apo institucionale. Ato shkaktohen allashqiptarçe nga ne dhe nga ju, jo nga miqtë, ndaj duhet të zgjidhen vetëm nga ne dhe ju, jo duke folur anglisht, por vetëm shqip”, tha kryeministri Rama./vp