GJKKO kthen për rihetim në SPAK dosjen ndaj ish-gjyqtarit

GJKKO kthen për rihetim në SPAK dosjen ndaj ish-gjyqtarit

GJKKO kthen në SPAK për plotësim dosjen në ngarkim të ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo i akuzuar për fshehje pasurie.

Lulo përmes avokatit ka pretenduar se nuk ka vepër penale dhe se pasurinë e ka të justifikuar.

Në muajin prill, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me kërkesë të SPAK i sekuestroi ish-gjyqtarit një dyqan me sipërfaqe 172m2, i cili ndodhet në Rrugën Durrësit në kryeqytet, transmeton euronews.albania.

Rreth një muaj më parë Prokuroria e Posaçme, SPAK dërgoi për gjykim në GJKKO çështjen ndaj ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe ish-anëtarit të kësaj gjykate, Fatos Lulo me akuzën e fshehjes së pasurisë.