14 të vdekur dhe 368 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë
BKT
Lajme

14 të vdekur dhe 368 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 6.882 testime, 368 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Kurse, gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.675 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.110.286 doza të vaksinës.

Deri më sot 399.341 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 1.382 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 142.064.

Në total numri i rasteve aktive është 13.473.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!


MË SHUME NGA Lajme