Kim Kardashian: Edhe e mbuluar, nxita imagjinatën e njerëzve
Nëse në cdo dalje të saj, Kim Kardashian çmend fansat duke mos i lënë vend imagjinatës, me veshjet e saj transparente dhe që gjithnjë kanë bërë rrjetin të ziejë, këtë herë pas heshtjes që pllakosi tapetin e kuq mbrëmje në Met Gala, në mbarë botën, nuk munguan memet dhe pikëpyetjet mbi këtë zgjedhje të çmendur të showgirlit amerikan.
Për eventin e famshëm, ku më shumë se gjithcka vlerësohet looku, 40-vjeçarja kish zgjedhur të mbulohet nga koka tek këmbët, në plot kuptimin e fjalës, me një veshje të Balenciagës, që bëri të madh e të vogël të flasë.
Përdoruesit e rrjeteve sociale nxituan të flasin në Instagram, Twitter e TikTok, duke kritikuar përzgjedhjen e fashionistes, që ishte ideuar nga stilisti Demna Gvasalia.
Një shkrimtar musliman, Hafsa Lodi, i specializuar në modë dhe stilim, e përshkroi veshjen e Kim Kardashian si të çuditshme dhe të pakëndshme, duke e cilësuar si versionin më të shëmtuar të burkës.
Të tjerë e përshkruan si karakter të filmit Harry Potter apo si një corape të gjatë të veshur nga koka tek këmbët. A e dalluan njerzit që ajo ishte Kim Kardashian? Patjetër që po. Edhe pse e mbuluar, të gjithë e kuptuan që linjat ishin të 40-vjeçares. Përgjigjia, pas heshtjes 48 orëshe, erdhi nga vetë Kim, e cila sqaroi se fustani i saj i përshtatej temës së pavarësisë së Amerikës. Kim tha po ashtu se me këtë veshje, e nxiti edhe më shumë imagjinatën e njerëzve.
























