19:31 / 16.09.2021
Leonora e uron Sabri Fejzullahun për ditëlindjen e 74-të
Këngëtari i njohur sot feston ditëlindjen.
Dhe, natyrisht, se ai mori urime të shumta nga fansat, miqtë dhe kolegët e tij, shkruan lajmi.net.
Ndërkohë, edhe këngëtarja, Lenora Jakupi e ka uruar duke publikuar në storien e saj në Instagram një imazh bashkë me të.

Fotografinë që ajo ka zgjedhur ta publikojë është shkrepur nga xhirimet e vitit të ri 2021 të cilët kanë interpretuar një këngë së bashku.
Tutje, Leonora Jakupi në mbishkrimin e postimit ka shkruar: “Urime ditëlindja legjendë e këngës. Ty që nuk të zëvendëson askush”.
Ndryshe, Sabri Fejzullahu sot ka mbushur plot 74 vite.























