12:55 / 17.09.2021
Yuri Kim shkon në Kuvend, takon Lindita Nikollën
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka takuar kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Takimi ka ardhur për shkak të detyrës që zonja Nikolla ka marrë.
Gazetari Everest Dedaj bën me dije se takimi zgjati rreth 30 minuta dhe u prezantua ambasadorja me kryetaren e re të Kuvendit.
Ky takim mes Kim dhe Nikollës vjen pas seancës maratonë, e cila nis dje në orën 10:00 dhe përfundoi mëngjesin e sotëm, ku edhe u votua qeveria e re “Rama 3”./oranews























