14:04 / 17.09.2021
Vijojnë kërkimet për minatorin në Bulqizë, familjarët presin në ankth
Prej mesditës të së mërkurës vijon të mbetet mister fati i minatorit Muharrem Plaku i cili mbeti i bllokuar në një minierë në Bulqizë.
Grupi i avarisë dhe shpëtimit po vijojnë punën për gjetjen e tij por deri më tani ende pa rezultat.
Ngjarja u raportua rreth orës 12 të së mërkurës, kur pas shembjes së mineraleve, Murahrrem Plaku mbeti i bllokuar brenda minierës.
Familjarët dhe kolegët e tij presin me ankth me sytë nga tuneli deri në përfundim të operacionit për gjetjen e tij./abcnews.al























