KPK shkarkon nga detyra Bujar Musta, gjyqtar i Gjykatës së Elbasanit
BKT
Shqipëri

KPK shkarkon nga detyra Bujar Musta, gjyqtar i Gjykatës së Elbasanit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra Bujar Musta, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot një seancë për shpallje vendimi për subjektin e rivlerësimit, Bujar Musta.

Trupa Gjykuese e përbërë nga  Olsi Komici, Suela Zhegu, Lulzim Hamitaj pasi analizoi provat dhe fakte vendosi shkarkimin nga detyra e subjektit të rivlerësimit Bujar Musta, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Bujar Musta e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Elbasan. Në vitin 2014, Musta i është nënshtruar një procedimi disiplinor dhe ka marrë “vërejtje me paralajmërim” nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë./atsh


MË SHUME NGA Shqipëri