Jabllanoviqit i ndalen 2 laptopë nga Dogana, ai vendos t’ia dhuroj Doganës
Lajme

Jabllanoviqit i ndalen 2 laptopë nga Dogana, ai vendos t’ia dhuroj Doganës

Partia e Serbëve të Kosovës e udhëhequr nga Aleksandar Jabllanoviq, ka reaguar pasi që Dogana e Kosovës ia ka ndalur dy laptopë.

Në reagimin ironik thuhet se kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, vendosi që t’i dhurojë 2 laptopë të përdorur për Doganën e Kosovës, të cilët u konfiskuan përkohësisht nga Dogana e Kosovës, zyra doganore në Mitrovicë, si mallra të padoganuara nga PTT e Serbisë.

Reagimi i plotë:

Për shkak të situatës së vështirë financiare në të cilën ndodhet Dogana e Kosovës, shkaku i së cilës është kontrabanda intensive e mallrave, të cilën dogana nuk arrin ta parandalojnë, Aleksandar Jablanoviq, kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, vendosi që t’i dhurojë 2 laptopë të përdorur për Doganën e Kosovës, të cilët u konfiskuan përkohësisht nga Dogana e Kosovës, zyra doganore në Mitrovicë, si mallra të padoganuara nga PTT e Serbisë. Dy kompjuterë të cilët u morën nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2015 dhe të cilët u transportuan nga Serbia në Kosovë përmes postës serbe, përsëri te pronari (Aleksandar Jablanoviq), u konfiskuan, sepse sipas Doganës së Kosovës për ta nuk ishin paguar zhdoganimi dhe taksat.

Kjo vë në pikëpyetje nëse Kuvendi i Kosovës ka paguar taksa dhe zhdoganim për pajisjet që ua ka ndarë grupeve parlamentare në vitin 2015, apo Dogana don që të kërkojë taksa doganore dy herë për të njëjtat paisje?

Me keqardhje që kompjuterët nuk janë prodhim më i ri (2015),  me kënaqësi të madhe i dhuroj të dyja pajisjet në pronësi të përhershme të Doganës së Kosovës.

Me premtimin që do t’i dërgoj në Doganën e Kosovës sa më shpejt të jetë e mundur të gjitha pajisjet teknike të vjetruara që kam, të cilat nuk janë zhdoganuar, e kështu të mbështes si qytetar pajisjen teknike të Doganës dhe filialin e saj në Mitrovicë.


MË SHUME NGA Lajme